Kultivonin kanabis, arrestohen dy persona, në pranga dhe një 39-vjeçar

Një 39-vjeçar, i cili shpërndante lëndë narkotike, është vënë në pranga ditën e sotme nga policia.

Blutë bëjnë me dije se në pranga  ka rënë M. A., 39 vjeç, banues në fshatin Babicë, Vlorë,pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga patrulla e përgjithshme, në automjetin e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të  dyshuar kokainë.

Po ashtu në pranga ka rënë dhe A. L., 34 vjeç dhe K. T., 16 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultiviuar fidan të dyshuar cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Beshisht.

“Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. L., 34 vjeç dhe K. T., 16 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultiviuar fidan të dyshuar cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Beshisht.’- njofton policia e Vlorës, raporton Ora News.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.