Fëmijët me aftësi të veçanta mbeten jashtë shkollave
Mungesa e mësuesve mbështetës për fëmijët me nevoja të veçanta ka bërë që këta të fundit të mos rikthehen për mësim në klasa sikundërt të gjithë nxënësit e tjerë që po ndjekin mësimin plotësues.
Sonila Meça, nëna e një fëmije me çrregullime të spektrit autik thotë se pikërisht mosrinovimi i kontratave me mësuesit mbështetës të këtyre shkollave i ka hequr të birit të saj Sidritit mundësinë të ndjekë mësimin.
"Këta nuk kanë rinovuar kontratat e mësuesve ndihmës. Fëmijët me autizëm në kohën kur fëmijët e tjerë merrnin mësimin online, këta e kishin të pamundur ta ndiqnin."
Një tjetër problematikë është ndryshimi i shpeshtë i mësuesve çka sjell vështirësi në nxënien dhe përshtatjen me këta fëmijë me aftësi ndryshe.
"Nuk i lënë të njëjtët siç janë, siç janë mësuesit definitivë pse jo mos bëhen dhe mësuesit mbështetës. E dinë shumë mirë dhe psikologët dhe psikiatrit që merren me këto fëmijë, ajo është më e mira që mos i ndryshojnë, sidomos në shkollë," tha nëna e Sidritit.
Drejtoresha e këndit kombëtar të prindërve me fëmijë me çrregullime të spektrit autik, Aglantina Bajrami thotë se mësuesit mbështetës duhet të ishin përcaktuar para nisjes së vitit të ri shkollor.
"Nuk është bërë politika e duhur për të arritur atje në mënyrën e duhur që në ditën e parë të shkollës të jenë dhe ata të barabartë me fëmijët e tjerë," tha Bajrami.
Ndaj ajo ka një thirrje për autoritetet arsimore.
"Ne kemi thirrje që në momentin që ishte menduar që në 1 shtator të fillonte shkolla duhet të ishin aty dhe mësuesit mbështetës," tha ajo.
pas dy viteve mësimi online sipas saj rikthimi sa më pare në shkollë i fëmijëve me aftësi ndryshe duhet të shihet me prioritet për zhvillimin dhe integrimin e tyre në shoqëri./OraNews/
