Dhunoi babain, arrestohet 34-vjeçari nga Korça
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2021, 14:30
Një 34-vjeçar nga Korça është vënë në pranga ditën e sotme, 2 shtator pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij shtetasit Th. F., 59 vjeç.
Blutë bëjnë me dije se u bë arrestimi i shtetasit M. F., 34 vjeç, banues në Korçë.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Korçë për veprime të mëtejshme./OraNews/
