Durrës: Kriza e mbetjeve nuk është zgjidhur ende, në Porto Romano plehrat pushtojnë trotuaret

Kjo është situata në Porto Romano të Durrësit, ku ato hidhen në trotuare."Këtu ne kemi fëmijë, dalin luajnë. Kemi frikë se do t'i zërë ndonjë kolere fëmijët."

Banorët thonë se kanë mbi një muaj që autoritetet nuk kujtohen që të pastrojnë ambientin."Kanë 1 muaj që pastrimi nuk ka ardhur këtu."

Thonë se kanë frikë të dalin edhe nga shtëpia dhe një situatë e tillë ua ka vështirësuar jetën. "Kemi frikë  të dalim nga shtëpia."

Banorët shprehen se pak ditë më parë janë ankuar edhe tek drejtoria përgjegjëse, pot pavarësisht premtimeve zgjidhja ka munguar.

"Kemi shkuar te drejtori para 1 jave. Na premtoi që do vijë, por nuk u bë asgjë."

Durrës: Kriza e mbetjeve nuk është zgjidhur ende, në Porto

Durrësi është një ndër qytetet më problematike për sa i përket menaxhimit të mbetjeve urbane, ndërsa pak javë më parë qyteti shkoi pranë një katastrofe mjedisore.