Afganët në plazhin e Shëngjinit: Shqipëria, vend i mirë për të qëndruar dhe jetuar, por ikim në SHBA
Wahabi, ishte profesor dhe gazetar në Afganistan para të binte nën kontrollin e Talibanëve!
Ai ishte mes atyre që e konsiderojnë veten fatlumë dhe me ndihmën e SHBA u larguan nga vendi që sipas tij po kthehet pas në histori
"Pjesa më e madhe e vendit është nën kontrollin e talibanëve. Në regjimin e tyre, gratë nuk kanë të drejtën e shkollës, të punojnë apo edhe të dalin vetëm për Pazar. Gazetarët nuk mund të bëjnë punën e tyre! Më duket sikur jemi kthyer pas në shekullin e XI."
Rreth 400 nga afganët e mbërritur në Shqipëri janë akomoduar në Shëngjin! Në pak ditë kanë arritur të ambientohen dhe tashmë lëvizin të lirë në zonën turistike!
Veç mikpritjes shqiptare që e vlerësojnë, qëndrimin aty po e shfrytëzojnë edhe për të marrë rrezet e diellit të fillim vjeshtës në plazh.
"Ajo që më ka bërë përshtypje që në fillim është mirësia dhe emocionet pozitive që njerëzit kanë ndaj nesh."
Sytë i kanë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ku presin vizën special, por vlerësojnë se me sa kanë parë edhe Shqipëria është vend I mirë për të jetuar.
"Që në fillim na informuan se nëse duam të qendrojmë mund të aplikojmë për leje, por ne kemi zgjedhur të shkojmë në SHBA.Përndryshe, Shqipëria është një vend i mirë për të qëndruar dhe jetuar."
Shqiptarët e dinë çfarë do të thotë të detyrohesh të braktisësh shtëpinë, ndaj edhe pushuesit në Shëngjin i kanë pritur afganët.
"Është më se e rëndësishme të ndihmojmë njerëzit që kanë nevojë. Janë në arrati kundër dëshirës së vetë."
644 shtetas afganë kanë mbërritur në Shqipëri, ndërsa veç Shëngjinit ata po strehohen edhe në disa hotele në Durrës e Kavajë.
Qyteti Studenti ndërkohë duket se po shërben si bazë e parë nga ku më pas ata shpërndahen.
E moshuara 70-vjeçare që eksploron botën, ka udhëtuar në 66 vende
2 Shtator, 14:41

