Foto/ Riaktivizohet vatra e zjarrit në Malin e Thatë, digjet një sipërfaqe e madhe me kullota në anën maqedonase

Është riaktivizuar sërish vatra e zjarrit në Malin e Thatë, por këtë herë vetëm në anën e Maqedonisë së Veriut.

Pjesa e përshkruar nga zjarri në tokën shqiptare është fikur ditën e djeshme dhe nuk ka riaktivizim të saj pasi pati një organizim me punonjës të Bashkisë Pogradec, PMNZSH, ADZM dhe vullnetarë.

Ndërkohë që pala maqedonase nuk ka pasur asnjë reagim deri tani për fikjen e flakëve të zjarrit.

Siç duket edhe në fotot e siguruara nga Ora News sipërfaqja e përshkruar e kullotave është e madhe./OraNews/

Foto/ Riaktivizohet vatra e zjarrit në Malin e Thatë, digjet një