"E ardhmja e përparmja e PS-PD" Demalia ironizon çeljen e Kuvendit të ri: Grusht bashkuar, për-para!

Analisti Ilir Demalia me anë të një psotimi në Facebook ka ironizuar çeljen e Kuvendit të ri në datën 10 shtator.

"Fjalën e hapjes së sesionit të X më 10 shtator 2021, do ta mbajë përfaqësuesja e rinisë Socialiste, si motori i së ardhmes, shoqja Luljeta Bozo," shkruan Demalia.

Më tej, ai shkruan se tema kryesore do të jetë e ardhmja e PS-PD, Presidentit dhe Shqipërisë.

"Për-para!

Sipas të gjitha burimeve të përbrëndëshme të PS dhe Presidentit, dhe në dakortësi dhe me PD, fjalën e hapjes së sesionit të X me 10 shtator 2021, do ta mbajë përfaqësuesja e rinisë Socialiste, si motorri i së ardhëmes, shoqja Luljeta Bozo.

Tema e fjalës do të jetë: E ardhmja e përparmja e PS-PD, Presidentit dhe Shqipërisë. Grusht bashkuar, për-para! Fitore."/OraNews/