Evis Kushi 'ndan' Ministrinë me ish-zëdhënësen e PS-së

Evis Kushi 'ndan' Ministrinë me ish-zëdhënësen e

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, e cila u konfirmua në këtë post nga kryeministri Rama, u shpreh për mediet se PS ka shumë potencial dhe se kushdo mund të ishte në këtë post.

Ajo ka komentuar ndarjen e Ministrisë me Bora Muzhaqin, e cila është emëruar ministre e shtetit për Rininë dhe Fëmijët. Bora Muzhaqi ka qenë zëdhënës e fushatës së Partisë Socialiste.

"Partia Socialiste ka shumë potencial, ka shumë profesor, ka shume njerëz të përkushtuar. Kryeministri gjithmonë i ka mbështetur të rinjtë, përfshirjen e tyre në vendimmarrjen politike, kështu që nuk është ndonjë surprizë, sepse Bora Muzhaqi ka qenë shumë e përkushtuar dhe kam besim se do të punojë shumë mirë. Aq më tepër unë që e njoh, sepse e kam pasur gjatë këtyre muajve zëvendës ministre."