Nuk u mërzit që s'u bë ministër, Gjiknuri synon ta bëjë Elbasanin si Vlora

Në një prononcim për mediet, ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, tashmë i sapo zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i PS, tregoi rëndësinë dhe sfidën që e pret për të ardhmen.

Ai tha se është një sfidë e madhe pozicioni që sapo mori dhe do të bëjë më të mirën, nisur dhe nga eksperienca e vet elektorale.

“Unë kandidimin tim të parë e kam pasur në Qarkun e Elbasanit. Është një detyrë e vështirë, sfidë e madhe aq më tepër me vizionin dhe pritshmëritë që paraqiti kryetari i partisë. Natyrshëm që edhe unë kam eksperiencën time elektorale dhe do të bëj më të mirën të mundshme për ta çuar përpara punën e nisur.

PS është konfirmuar si një forcë fituese, shumë aktive dhe e aftë për t’u vetë-transformuar dhe  me një vizion të qartë për të ardhmen. Në Vlorë kam pasur një rezultat të shkëlqyer për 2 palë zgjedhje, rezultati më i thellë historik që është arritur ndonjëherë në Shqipëri," tha Gjiknuri.

I pyetur nëse do të donte të ishte ministër Gjiknuri tha se nuk ka asnjë shqetësim në këtë drejtim.

"Pozicioni i sfidës së drejtimit të PS nga menaxhimi i përditshëm është një sfidë e madhe dhe e mirëpres. Aq më tepër që jam një njeri i investuar gjatë në këtë parti, është një pritshmëri e mirë dhe për mua, nuk kam ndonjë shqetësim në këtë drejtim”, tha Gjiknuri./OraNews/