Xhafaj mbetet jashtë, nga Kodheli te Majko dhe Ditmir Bushati, kush janë anëtarët e Kryesisë së re të PS-së

Partia Socialiste ka zgjedhur Kryesinë e re prej 12 anëtarësh. Nga lista e grave socialiste janë shpallur fituese Olta Xhaçka, Ogerta Manastirliu, Evis Kushi, Mimi Kodheli, Blerina Gjylameti dhe  Belinda Balluku.

Ndërkohë janë skualifikuar nga gara, Emonela Felaj, Milva Ikonomi, Almira Xhangulla dhe Klotilda Ferhati.

Në Kryesinë e re do të jenë edhe Pandeli Majko, Erjon Braçe, Ditmir Bushati, Ilir Beqja, Arben Pëllumbi dhe Armando Subashi.

Ndërkohë nuk kanë arritur të marrin votat e duhura për të qenë anëtarë kryesie Pjerin Ndreu, Ervin Demo, Eduart Shalsi dhe Fatmir Xhafaj.