Ulsi Manja u bë ministër Drejtësie. Beqaj e përqafon, Manastirliu e uron. Fotot nga holli i Pallatit të Kongreseve

Ulsi Manja i cili drejtoi Komisionin hetimor për shkarkimin e Metës në mandatin e tretë të qeverisjes socialiste do të mbajë postin e Ministrit të Drejtësisë.
 
Në hollin e pallatit të Kongresit Manja është përshëndetur nga kolegët socialistë të cilët e kanë uruar për detyrën e re.
Manja ka mbajtur dhe postin e kryetarit të komisionit të Ligjeve dhe anëtar i komisionit parlamentar për reformën në drejtësi.

LSA sjell foto. 
 
Ndërkohë Gjonaj e cila  ka qenë 4 vite në krye të drejtësisë tha se ka bërë punë sinjifikative në krye të dikasterit të drejtësisë dhe se beson se punët e nisura do të çohen para nga pasuesi i saj Ulsi Manja.

“Unë besoj që në katër vite kam dhënë maksimumin tim, edhe falë mbështetjes së një ekipi shumë të mirë, PS, dhe partnerëve ndërkombëtarë, ne kemi arritur rezultate që do të çohen përpara dhe nga kolegu Manja. Unë besoj që një ministër me një mandat 4 vjeçar është i mjaftueshëm. Unë i uroj shumë suksese zoti Manja, kam bindjen që do të çojë përpara arritjet e nisura”, tha Gjonaj.

Ulsi Manja u bë ministër Drejtësie. Beqaj e përqafon,Ulsi Manja u bë ministër Drejtësie. Beqaj e përqafon,