"Shpresoj të zgjidhem", Rikthehet Ditmir Bushati: Rama theksoi se ka vend për të përmirësuar hapësirën e debatit politik

Emri surprizë i prezantuar sot nga kryeministri Edi Rama për t’u rikthyer në PS është Ditmir Bushati.

Rama e propozoi atë për anëtar kryesie ndërkohë që i ka besuar një vend në ekipin e tij për drejtimin e Akademisë për formimin e brezave të rinj në Partinë Socialiste.

Bushati u la jashtë zgjedhjeve të 25 prillit dhe rikthimin në post ai e shikon si një ftesë nga kryeministri Rama për përmirësimin e debatit politik.

“Ju falënderoj për interesin që keni, për Asamblenë e PS. Unë kam bërë votimin si gjithë anëtarët e tjerë të Asamblesë. Shpresoj të zgjidhem dhe të vazhdoj kontributin tim për PS. Kam përshtypjen që në fjalën e tij, kryetari i PS e theksoi se ka vend për të përmirësuar gjithë hapësirën e debatit politik. Përmirësimi i hapësirës së debatit politik jam i bindur që do të fillojë nga PS”, tha Bushati./OraNews/