"Unë mërzitem nëse... " Taulant Balla mesazh Ramës pasi e hoqi postin e nr 2 në PS. Kthehet Ditmir Bushati

Reagon Taulant Balla pasi kryeministri i hoqi detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së.

“Nuk mendoj që të jesh kryetar i Grupit PS e të drejtosh qarkun e dytë më të madh në vend nuk është pozicion i rëndësishëm në parti.”

Në parti ai do të mbajë postin e kryetarit të grupit të PS.

“Megjithatë e mira ska fund” - tha Balla ne nje prononcim per median ne hollin e Pallatit te Kongresit ku mbahet Asambleja Kombetare e PS.

Fakti që ai është emëruar drejtues i qarkut të Fierit nuk do të thotë se ai do të heqë dorë nga Elbasani.

Pyetje: A ka ftohje?

Balla nuk përgjigjet

A jam mërzitur?

Taulant Balla: Unë do të mërzitem me kryesocialistin Rama nëse qarku i Elbasanit nuk do të marrë investimet e nevojshme e të domosdoshme për ti kthyer atë borxh që PS i ka për mandatin e tretë.

Taulant Balla ishte deputeti më i votuar i PS-se në zgjedhjet e 25 prillit. Në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare Rama tha se Balla nuk mund të mbante më dy kunguj nën sqetull.

Ndërkohë Ditmir Bushati kthehet në PS-së. Në një prononcim për median tha se do vijonte kontributin e tij në PS.