Shifra alarmante në Kosovë, 32 viktima nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njoftoi 1.612 raste të reja pozitive dhe 32 viktima nga Covid-19, gjatë 24-orëve të fundit.

Rastet e reja rezultuan pas testimit të 13.953 mostrave.

Shifra prej 1,612 i bie që rreth 12%  e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Në 24-orëshin paraprak, 2.460 pacientë u shëruan, ndërsa raste aktive me koronavirus aktualisht janë 26.524. Deri të martën, në Kosovë janë dhënë mbi 862.000 vaksina kundër koronavirusit.

Në total, 291.645 qytetarë janë vaksinuar me nga dy doza.