Numri i 2 i PS Damian Gjiknuri, Rama zëvendësoi Taulant Ballën: Nuk mund të mbajë më dy kunguj nën sqetull

Kryeministri Edi Rama i hoqi Taulant Ballës një nga dy detyrat e mbajtura në mandatin e shkuar.

Damian Gjiknuri do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste në katër vitet e ardhshme, duke zëvendësuar Taulant Ballën.

Gjatë fjalës së tij në Asamble Rama vlerësoi punën e Taulant Ballës qq mbajti dy kunguj nën sqetull por që tani nuk mund ti mbajë më

Balla do të mbajë vetëm detyrën organizative të kreut të Grupit Parlamentar.

"Detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste do ta mbulojë Damian Gjiknuri. Do kërkoj nga të gjithë që ta kuptoni shumë qartë që unë kam vlerësimin më të madh për punën e përkushtuar që ka kryer Taulant Balla në këtë detyrë, duke mbrojtur pa ankuar asnjëherë dy kunguj në një sqetull dhe për më tepër në një periudhë të jashtëzakonshme në kuvendin e Shqipërisë, mes pandemisë dje marrëzisë opozitare.

Këto dy ngarkesa kaq të rëndësishme nuk mund të mbahen nga i njëjti person, sepse përgjegjësia e kryetarit të grupit gjatë këtij mandati duhet të jetë e fokusuar në rritjen sasiore, por edhe cilësore të aktivitetit politik."