Rama e zgjodhi kryetare të Kuvendit, Lindita Nikolla: Do përmbush pritshmëritë e kryeministrit

Kryeministri Rama zgjodhi në krye të Kuvendit Lindita Nikollën. Ajo do të zëvendësojë Gramoz Ruçin në këtë post.

Në një prononcim për medien në hollin e Pallatit të Kongreseve ku u mbajt Asambleja Kombëtare e PS-së, ajo ka treguar emocionet e para pas marrjes së këtij posti nga kryeministri Edi Rama.

Nikolla tha se do ta përmbushë me shumë përgjegjësi detyrën dhe do të përpiqet të përmbushë pritshmëritë e kryeministrit.

"I qasem me shumë përgjegjshmëri për të bërë më të mirën e mundshme, duke krijuar hapësirat së pari opozitës, për të shprehur mendimet e veta, por duke respektuar gjithçka që ai tempull meriton që nga rregullorja. Sot ajo që mund të them është fakti që jam e mbushur plot në mendje e zemër me një përgjegjësi të shtuar për të përmbushur pritshmëritë që kryetari Rama pati në këtë përzgjedhje.

/OraNews/