Rama: Askush nuk na mund dot, për sa kohë në vend të opozitës është krijesa amorfe me dhëmballë të prishur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2021, 11:58
Kryeministri Rama nuk ka pa sulmuar as opozitën gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare. Ai u shpreh se PS-ja nuk mundet nga askush për sa kohë që në opozitë të jetë ajo që ai e quan krijesë amorfe me dhëmballë të prishur.
Rama: "Askush nuk na mund dot ne sa të kemi në vend të opozitës këtë krijesën amorfe me atë dhëmballën e prishur që quhet PD. Rreziku vihet në veprim nga verbëria se ata nuk kanë çfarë i bëjnë PS-së, ata të gjithë bashkë të mblidhen, të rimblidhen, të stërmblidhen, të hidhen, SP-së ata nuk kanë çfarë i bëjnë, nuk e mundin dot. Por PS-ja ka një kundërshtar potencial shumë më të rrezikshëm se ata, jemi ne. Ne mund t'i bëjmë vetes atë që ata të gjithë bashkë nuk mund t'i bëjnë dot. "
