Unë ministre në Qeverinë "Rama 3"? Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku heq të gjitha dyshimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2021, 00:26
A do të jetë ish ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku ministre në Qeverinë Rama 3 në Shqipëri?
Nënkryetarja e PDK-së hedh poshtë lajmet që qarkullojnë në media duke thënë se është më e dobishme në Kosovë.
"Ky është lajm i vjetër, e paskan ricikluar atë. Unë mendoj se Shqipëria është shumë në rregull dhe se unë jam shumë më e dobishme në Kosovë. Me të thënë të drejtën, nuk kam arritur ende ta kuptoj se kush po i gjeneron këto lajme të rreme”, ka thënë Çitaku për Klan Kosova.
