Shifra të larta në Kosovë/ 26 viktima dhe 1 mijë e 383 raste të reja në 24 orët e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2021, 15:10
Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë, ka bërë me dije se 24 orët e fundit kanë humbur jetën 26 persona si pasojë e Covid-19.
Mësohet se gjatë kësaj kohe janë regjistruar 1 mijë e 383 raste të reja.
Sot janë shëruar 996 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 115.657.
Në total numri i rasteve aktive është 26.886.
