Kriza me zjarret dhe pandeminë e koronavirusit, riformatohet qeveria greke

Pakënaqësitë e publikut detyruan të martën qeverinë greke të zëvendësojë disa nga ministrat e kritikuar për katastrofat e fundit me zjarret dhe për menaxhimin e pandemisë.

Zjarret kanë djegur mbi 1 mijë km katrorë në jug të Greqisë dhe kanë lënë dy viktima, ndërsa Covid-19 ka shkaktuar mbi 13,500 vdekje dhe ka infektuar 85 mijë të tjerë përgjatë muajit.

Kryeministri i djathtë, Kirjakos Micotaqis, ka caktuar ish-ministrin e Mbrojtjes, Evangelos Apostolakis, në krye të Ministrisë për Mbrojtjen Civile dhe të operacioneve zjarrfikëse.

Takis Teodorikakos, ish-ministër i Brendshëm, ka marrë dikasterin e Rendit Publik, ndërsa Vasilis Kikilias që drejtonte Shëndetësinë dhe kujdesej për pandeminë, do të kalojë të Turizmi.

Micotaqis e drejton Greqinë nga korriku i 2019-ës dhe ka kërkuar ndjesë për dobësitë në qeverisje dhe kontrollin e krizës së zjarreve.

Pas dy javësh ai pritet të paraqitë edhe axhendën ekonomike për vitin 2022.