Zaev: Kemi 16 vite në pritje, BE të bëjë hapin e radhës për çeljen negociatave që mos të humbim motivimin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili është i pranishëm në në forumin strategjik në Slloveni, është shprehur se BE është rruga e tyre e vetme, teksa shton se do vijojnë në këtë rrugëtim.

Më tej ai thekson se Maqedonia ka pritur për 16 vite si vend kandidat dhe sipas tij Unioni duhet të bëjë hapin e radhës për çeljen e negociatave.

BE sipas Zaev duhet të bëjë hapin e radhës në mënyrë që Maqedonia të dijë nëse një ditë të jetë vedne anëtare.

“Më duhet të ndajë me njerëzit këtu dhe me të gjithë faktin se be jemi zemër të BE dhe rrethohemi nga vende të BE si një ishull me rëndësi.

Një vend mjaft i vogël, mjaft i mirë , shumë etnik, shumë fetar, shumë kulturor me një sukses të jashtëzakonshëm. Ky është avantazhi ynë. Së fundmi kemi kryer mjaft reforma në vendin tonë, me Hungarinë, Greqinë , Kosovë, Shqipërinë, Serbinë, jemi bërë anëtare të NATOS-s dhe kjo ka rritur sigurinë në rajon. 

Dhe në këtë kuptim të gjithë këto arritje nënkuptojnë ekonominë, investimet  qofshin këto të huaja apo të brendshme, që ndikojnë drejtpërdrejt në paga më të larta, krijojnë një sistem më të mirë shëndetësie e arsimimi, e për rrjedhojë ma çon në objektivin tonë që t’I mbajmë të rinjtë tanë në vendin tonë. Nuk është e lehtë të jesh kandidate për 16 vite e gjysmë. Maqedonia e Veriut, besoj se është vendi  që ka pritur për kohën më të gjatë për hapin tjetër për t’u ndërmarrë, prej vitit 2000.

Kemi nënshkruar marrëveshjen e stabilizimit të asocimit, 20 vjet më parë, përpara Kroacisë. Kemi marrë rekomandime pozitive  nga vendet e BE. Për ne nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç asaj të BE, është si ai individi ai personi që do të bëhet pjesë  e familjes, por familja nuk e pranon dhe ne nuk kemi familje tjetër, kjo është familja jonë. Ne besojmë se kjo është familja jonë për shkak të vlerave. 

Natyrisht duke pasur këtë parasysh, do të vijojmë këtë rrugëtim. Kemi çelur nisma të tjera rajonale si Ballkani i hapur, në mënyrë që të shfrytëzojmë të gjithë kohën për të përmirësuar cilësinë e jetës së shtetasve tanë, duke shpresuar që BE të ketë kurajo të hedh hapin tjetër, sepse nuk e dimë për 7-apo 10 vite do jemi anëtare, por n a duhet të hedhim hapim tjetër që të ruajmë motivimin tonë e të dimë që një ditë do jemi pjesë e familjes.”- u shpreh ai.