Kurti: Kërkojmë të anëtarësohemi sa më parë. BE të reformojë sistemin vendimmarrës për zgjerimin e Ballkanit

Në Bled të Sllovenisë po mbahet  Forumi Strategjik ku marrin pjesë kryeministra dhe presidentë të BE-së dhe liderë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në takimin e organizuar nga Sllovenia, e cila është kryesuesja e radhës e BE-së, ka marrë pjesë edhe Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti.

Ky i fundit kërkon që Kosova të antarësohet sa më parë në BE teksa shton se për këtë do punojnë fortë.

"Kosova ka institucione të qëndrueshme. Osmani, kryetari i Kuvendit dhe unë. Rezultatet nga zgjedhjet  demokratike, sollën si rrjedhojë dhe efekte  ekonomike, për 7 mujorin e këtij viti, krahasuar me 6 mujorin e vitit të kaluar, eksportet në Kosovë, u rritën me 6% . Qarkullimi Ii biznesit me 30 dhe të ardhurat e administratës 20%. Parashikojmë një rritje prej 6.9 % të ekonomisë për këtë vit,. Ne asnjëherë nuk diskutojmë, duhet të bëhemi anëtarë dhe për këtë do punojmë fort. Be duhet mbrojtur dhe përkrahur dhe për këtë qëllim duhet të kryejmë si reforma në vendet tona por edhe të ecim edhe me zgjerimin e BE. Zgjerimi i BE dhe reformat e brendshme shkojnë krahë për krahë.

Kurti ka deklaruar se BE duhet të që reformojë sistemin e saj vendimmarrës sa i përket procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Ai listoi edhe një sërë argumentesh se përse këto vende duhet të jenë në BE.

"Duhet të kemi një sërë reformash në sistemin vendimarrës të BE. Hapa të guximshëm do ta bëjnë më të mundur që këto gjëra të bëhen në një të ardhme të afërt. Kemi pritur 2 mijë afganë në Kosovë, jemi vend i varfër, por kur bëhet fjalë për çështjet humanitare nuk duhet të pyesim pse por vetëm të themi si. Plus partneritetit ynë me SHBA është shumë i rëndësishme dhe shumë i fortë. Unë besoj se përfshirja e 6-shja e Ballkanit Perëndimor në BE do të ketë dy përfitime të mëdha në BE. Së pari kufiri i jashtëm i BE do të zvogëlohet, ne rrethohemi nga BE. Pra kufiri i BE në pikëpamjen e sigurisë do të bëhet më i vogël e në këtë mënyrë do të  jetë më mirë për të dyja palët. Një në 3 qytetarë nuk jeton në ardhmen. Përfshirja e  Ballkanit Perëndimor në BE do të bëjë që kombet tona e diaspora jonë do të jetojnë të njëjtën hapësirë dhe kjo do të jetë shumë mirë për ekonominë. "u shpreh ai.