Situata e Covid-19 në Kosovë, 22 viktima dhe 1.894 raste të reja në 24 orët e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2021, 15:10
Instituti i Shëndetësisë në Kosovë, ka bërë me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 22 persona si pasojë e Covid-19.
Gjatë kësaj kohe, mësohet se janë regjistruar 1.894 raste të reja.
Sot janë shëruar 1.354 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 117.011.
Bëhet e ditur se në total numri i rasteve aktive është 27.404./Ora News/
