Kosovë/ Në mesin e viktimave nga Covid-19 edhe një grua shtatzënë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2021, 20:34
Një grua shtatzënë në Kosovë në moshën, 31-vjeçe ka humbur jetën si pasojë e Covid-19.
Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë, e cila thotë se e reja ishte në mesin e viktimave që u regjistruan në 24-orët e fundit në Kosovë. Viktima ishte e moshës së re, e lindur më 1991.
“Para 2 – 3 ditësh, kanë qenë 31 gra shtatzëna të hospitalizuara në Klinikën e Gjinekologjisë. 10 prej tyre me oksigjeno-terapi. Gjatë javës së kaluar dy janë pranuar në mjekimin intensiv. Njëra nga to fatkeqësisht ka ndërruar jetë dje. E lindur më 1991 (31 vjeç) e pavaksinuar. Të gjitha janë të pavaksinuar me dy doza”.
Në Kosovë në 24 orët e fundit humbën jetën 26 persona, ndërsa u regjistruan 1838 raste të reja me Covid-19.
