Ndodh në Tiranë: Fsheh kokainën në kaskën e motorit, vdes endacaku, arrestohen dhunuesit e grave

Policia e Tiranës ka arrestuar 11 persona për vepra të ndryshme penale, 4 prej tyre të shpallur në kërkim.

Kapet shoferi i emigrantëve

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kanë bërë arrestimin në flagrancë të një 37 vjeçari, banues në Durrës, pasi në rrugën “George Bush”, gjatë kontrollit të mjetit të tij, kanë konstatuar 6 shtetas të huaj(emigrantë të paligjshëm), të cilët kundrejt pagesës, do ti transportonte drejt kufirit me Kosovën, me destinacion vendet e Bashkimit Europian.

Në kaskën e motorit kokainë

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë I një 27 vjeçari, pasi gjatë kontrollit në kaskën mbrojtëse të motomjetit që drejtonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Dhunuesit e grave

Policët e komisariatit nr 1 bënë ndalimin e 43 vjeçarit të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” pasi me datë 27 gusht të këtij viti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasen A. M.

Policët e komisariatiat nr 2 arrestuan në flagrancë 31 vjeçarin e shpallur në kërkim sepsenë rrugën “Vëllezërit Manastirliu”, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj hallës së tij.

Gjithashtu është arrestuar një 37 vjeçar I shpallur në kërkim pasi ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Policët e komisariatit nr 5 ndaluan 37 vjeçarin e dënuar dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, sepse në banesë, sistematikisht ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur bashkëshorten e tij.

Vdes endacaku

Më datë 31.08.2021, në spital, ka ndërruar jetë një shtetas ende i paidentifikuar,  (endacak), rreth moshës 55 vjeç, i gjetur nga punonjësit e stafit mjeksor, në rrugën “Endri Keko”.  Gjatë kqyrjes paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.