Video/ Tottenham fiton dhe kryeson i vetëm në Premier League

Tottenham Hotspurs janë kryesuesit e Premier League pas tre javëve të para. Skuadra e Nuno Espirito Santo është i vetmi ekip që arrin tre fitore në po kaq ndeshje dhe të fundit e fitoi ndaj Watford.

Përballë tifozëve të tyre, Spursat nuk zhgënjyen edhe pse fitorja ishte me vuajtje me rezultatin minimal 1-0, shkruan Ora News.

Heroi i ndeshjes ishte sulmuesi koreano-jugor, Son Heung-min, i cili në 43’ i dha avantazhin Tottenham dhe e gjithë ndeshja u mbyll me këtë rezultat.

Në sfidën tjetër, Leedsi i Marcelo Bielsas nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertën me Burnleyn ku golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht për vendasit realizoi Chris Wood në 62’ ndërsa Bamford vuri barazpeshën në minutat e fundit në 87’.