Tiranë/Një 70-vjeçar gjendet i mbytur në Liqenin Artificial
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2021, 19:45
Një 70-vjeçar është mbtyr në orët e vona të pasdites së sotme në Liqenin Artificial të Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:05.
"Tek Liqeni Artificial, është konstatuar i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i gjinisë mashkullore, rreth 70 vjeç" njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

