‘Përmbytje’ me dy pika shiu, rruga “Loni Ligori’ mes baltës sa herë ka reshje
Kanë mjaftuar reshje të pakta shiu që në rrugën ” Loni Ligori” në Astir të krijohen pellgje të vogla të mbushura me ujë dhe baltë. Edhe pse Astiri është e një zonë e populluar, ndërhyrjet për rehabilitimin e këtij segmenti rrugor mbeten vetëm pjesë e premtimeve në kuadër të takimeve paraelektorale. Banorët kërkojnë shtrimin e zonës me asfalt, megjithëse e kanë humbur disi besimin.
“Ndodhem në një lagje të Astirit, konkretisht në rrugën “Loni Ligori” aty ku mëngjesi i kësaj të diele e gjeti rrugën me këtë pamje të rrugës. Në fakt kanë mjaftuar reshje të pakta shiu për krijimin e këtyre pellgjeve të vogla me ujë.”
Prej më shumë se 21 vitesh kjo rrugë është në këtë gjendje dhe nuk ka njohur investim.
Edhe pse Astiri është e një zonë e populluar, ndërhyrjet për rehabilitimin e këtij segmenti rrugor mbeten vetëm pjesë e premtimeve të takimeve paraelektorale.
Në verë zona pushtohet nga pluhuri e ndërsa në dimër thonë banorët duhet të veshësh Çizme plastike.
“Këtë rrugë, kështu prit sot e prit mot, ja kështu vazhdon, duhet të kesh çizmet futesh këtu po ra shi. “
“ Kështu është, në Verë është gjithë pluhur, por edhe tani ja si e shikoi vetë. Erdhën për votime dhe na dhanë fjalën që do ta ribëjmë.”
Kërkojnë shtimin me asfalt, megjithëse e kanë humbur disi besimin.
“S’kemi më besim fare”-shprehet një tjetër qytetar.
Duke qenë se janë taksapagues të rregullt kërkojnë që paratë e tyre t’u kthehen pas me shërbime.