Nisja e shkollës dhe orët plotësuese/ Halilaj: Jemi në një situatë më të papërgatitur se vitin e kaluar
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Isa Halilaj, ka komentuar vendimin e Ministrisë së arsimit që shkolla të fillojë me 27 shtator, ndërkohë që shkollat do të jenë të hapura dhe mësimi do të jetë më dëshirë duke filluar nga 1 shtatori deri më 27.
Ai është shprehur se arsimi vijon të mbetet një sektor i lënë pas dore, ndërkohë shton se sa i përket fillimit të shkollës nuk është ndjekur asnjë strategji nga ana e institucioneve përkatëse.
Më thekson se shkollat janë në një situatë më të papërgatitur se vitin e kaluar dhe një aspekt shqetësues sipas tij është mungesa e transparencës.
“Kjo është një përvojë e vitit të kaluar se edhe vitin e kaluar kemi dy javët e para të vitit shkollor, është zhvilluar e njëjta situatë, mësim zevendësues për klasa të caktuara. Ne mendojmë se arsimi vijon të jetë një sektor i lënë pas dore nga qeveria shqiptare dhe këtu nuk punohet me një strategji të mirëfilltë. Pra vendimet merren në minutën e fundit ose brenda muajit na dalin dy vendime të ministresë. Nuk ka përgatitje skenari. Skenari A, skenari B sepse kjo strategji duhet të ishte ndjekur që në përfundim të vitit shkollor, pas daljes së provimeve. Ne ndodhemi në një situatë më të papërgatitur se vitin e kaluar. Një aspekt që na shqetëson më shumë është mungesa e transparencës.
Nëse vitin e kaluar u zhvillua mësim plotësues deri në fillimin e vitit shkollor, këtë vit u shty me një javë. Në vitin e kaluar në planet mësimore u përfshinë dy javë përsëritëse, ndërkohë mësimi filloi në datën e caktuar dhe dy javët e para ishin përsëritje të detyrueshme. Kurse ndryshimi këtë vit, është dy javët nuk do të jenë të detyrueshme. Nuk kemi një transparencë se pse ndodhi kjo.
Është për shkak të rasteve nga Covid-19 në numë të lartë, apo kemi ndonjë papërgatitje nga ana e Ministrisë për fillimin e vitit shkollor. Edhe shtyrja e vitit shkollor deri më 24 qershor nuk është edhe aq e mirë sepse temperaturat janë të larta. Shkollat tona nuk kanë një infrastrukturë që u siguron kushte të favorshme, as për situatat e ngrohta dhe të ftohtat.”- shprehet ai.
Intervistoi Siklajda Shorja, përgatiti për online Anila Kolgjini.

