Vlora prenotime edhe në vjeshtë, hotelet plot në Gusht, pushues të garantuar për dy javë në Shtator
Me hotelet plot deri në fund të gushtit, ky sezon veror konsiderohet i suksesshëm në Vlorë.
"Ka qenë në masën gati 99% që mos themi 100%."
"Kemi qenë me numra pozitivë, strukturat hoteliere kanë qenë në kapacitetet 100% përveç atyre që nuk kanë dashur të punojnë."
Mes pushuesve që mbizotëruan lindorë, risia ishin serbët.
Italianët më të paktë nga vitet e kaluara, dhe shqiptarët e Kosovës më të shumtë.
"Ata që kanë zgjedhur të bëjnë pushime në Vlorë kanë ikur të kënaqur nga shërbimet dhe nga çmimet që ofrojmë në qytetin e Vlorës. Patjetër që ka shumë për të bërë."
Gushti është në ditët e fundit, por nuk do të shënojë mbylljen e sezonit.
Prenotime ka edhe për dy javët e para të shtatorit.
"Ka 65-70% rezervime për muajin e shtatorit."
"Gjithmonë varet nga kushtet atmosferike, nga fillimi i shkollave, nga pandemia që na ka hyrë në mes këto 2 vitet e fundit."
Turistë në Vlorë do të thotë të ardhura për biznesin dhe taksa të sigurta për bashkinë.
Pastrimi ka qenë një teme e nxehtë debati edhe politik muajt e fundit në qytetin bregdetar, ndaj biznesi i kërkon të zgjedhurit vendor më shumë punë e mirë menaxhim.
"Të jenë të vëmendshëm në pastrimin e rrugëve, në pastrimin e mbeturinave, policia bashkiake të jenë të gatishmëri për punën e parkimeve sepse siç e kemi parë Vlora vuan nga kjo pjesë dhe të gjitha strukturat lokale duhet ta konsiderojnë muajin shtator si muaj turistik."
Ky sezon rigjallëroi sektorin e goditur keq nga pandemia e koronavirusit, por mbeti sërish nën efektet e saj negative. /OraNews/
