Aksident me vdekje në Lezhë-Milot/ Mjeti përplaset me bordurën anësore, humb jetën 38-vjeçari, plagoset pasagjeri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2021, 17:57
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme, 28 gusht në aksin e vjetër Lezhë- Milot.
Mjeti me drejtues shtetasin Paulin Gjomarkaj 38 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe ka marrë dëmtime shtetasi Nikoll Gjini, 27 vjeç, i cili ndodhej pasagjer në këtë mjet.
27-vjeçari është transportuar për në spitalin Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. /OraNews/
