Anëtarësimi i Shqipërisë në BE/ Çollaku: Rama i ngjan fabulës së mbretit lakuriq, kushtet janë paplotësuar

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, deputeti i zgjedhur i PD për qarkun e Dibrës, Kreshnik Çollaku, ka komentuar hapjen e negociatave për vendin tonë, si dhe deklaratën e Kryeministrit Edi Rama i cili ka thënë se  janë plotësuar të gjithë kushtet që kërkon BE.

Çollaku është shprehur se kjo është vetëm një fabulë e Ramës, dhe sipas tij asnjë nga kushtet që kërkon BE, nuk është plotësuar.

Më tej thekson se Rama duhet të pranojë realitetin në të cilin ndodhemi dhe të filloj punën për të plotësuar kushtet që kërkon BE për hapjen e negociatave, pasi mund të shtohen dhe të tjera.

“Kushtet e negociatave, mbeten 15  të paplotësura, asnjëra prej tyre nuk është plotësuar. Kryeministri në këtë rast i ngjan asaj fabulës së mbretit që ishte lakuriq dhe të gjithë i thonin se je i veshur. Rama me këtë fabulë karshi BE-së, me këtë fabulën e kushteve të plotësuara është lakuriq.

Kushtet janë atje , kushtet janë për t’i plotësuar dhe sa më shumë  Rama përjeton një realitet virtual, ku deklaron se janë plotësuar kushtet, rrezikon që këto kushte të shtohen më tej gjatë rrugës së integrimit. Kështu që  çdo njeri ka hapësirën e vet për ta eksploruar qëndrimet e deklaratave opozitarëve evropianë. Kushtet janë atje, të paplotësuara, shpresojnë që të mos shtohen më tej. Ndërkohë që Rama vazhdon me këtë fabulën e kushteve të plotësuar , e mira është të ulet dhe të pranoj realitetin që ka katandisur vet dhe të filloj punën për të zgjidhur këto kushte."- shprehet ai. 

Intervisti Anila Zyberaj, përgatiti për online Anila Kolgjini.