Hekurudha drejt falimentimit, më pak udhëtime e mallra me tren, nëpër shina tani lëvizin delet

Degradimi i trenave dhe i shinave të hekurta po e çon drejt falimentit hekurudhën shqiptare. Sipas të dhënave të INSTAT, viti 2021 ka shënuar shifrat më të ulëta të tre viteve të fundit të qarkullimit përmes vagonëve. Ndërsa rritje ka njohur udhëtimi i pasagjerëve përmes linjave ajrore dhe i mallrave përmes anijeve.

Viti 2020 solli një kolaps jo vetëm për bizneset, por dhe për kompanitë e udhëtimeve.

Megjithatë hekurudha shqiptare prej vitesh po shkon drejt kolapsit.

Sipas të dhënave të INSTAT edhe në vitin 2021 pavarësisht lejimit të lëvizjes përmes shinave të hekurta kanë lëvizur edhe më pak njerëz dhe mallra krahasuar edhe me vitin 2018.

Sipas të dhënave të INSTAT një muaj më parë përmes trenave kanë qarkulluar 1.685 ton për kilometër me rreth 220 tonë më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të tre viteve më parë.

Edhe individë kanë udhëtuar më pak me vagonë me rreth 6 mijë pasagjerë më pak në muaj.

E kundërta ka ndodhur me transportin ajror. Edhe pse numri i kompanive është ulur në 17, rezulton se përmes fluturimeve ka qarkulluar thuajse e njëjta sasi mallrash me vitin 2018. Por numri i pasagjerëve është rritur me rreth 100 mijë.

Përmes linjave detare korriku i këtij viti ka shënuar rekordin me 465.463 tonë, më e larta në të tre vitet e fundit, por me një përgjysmim të numrit të pasagjerëve krahasuar me 2018.

Edhe sa i përket eksporteve mbizotërojnë anijet krahasuar me linjat ajrore apo tokësore i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 2.810,8 mijë ton, duke u rritur me 16,6 %, krahasuar me shtatëmujorin e vitit 2020.

Hekurudha drejt falimentimit, më pak udhëtime e mallra me tren,

Hekurudha drejt falimentimit, më pak udhëtime e mallra me tren,

Hekurudha drejt falimentimit, më pak udhëtime e mallra me tren,