Në Kukës, djali kërcënon prindërit me sëpatë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2021, 11:28
Eshtë arrestuar në flagrancë një 27 vjeçar, banues në Krumë pasi akuzohet se ka kanosur me sëpatë prindërit e tij.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre informon policia e Kukësit.
Menjëherë pas arrestimit materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për vijimin e hetimeve.