Atentati pak metra larg shtëpisë. Grupi hetimor kthehet aty ku u vra ish-polici, Sokol Çelaj
Një grup hetimor ka shkuar sot në mëngjes në vendin ku ndodhi atentati ndaj Sokol Çelajt rreth orës 22:50, të 26 gushtit në fshatin Reç, Malësi e Madhe.
Atentati i është bërë teksa ai së bashku me bashkëshorten po ktheheshin në banesë jo shumë larg vendit ku autori i zuri pritë, raporton Ora News.
Së bashku me viktimën në makinë ishte edhe bashkeshortja e tij e cila fatmirësisht u ka shpetuar plumbave. Në dëshmine e saj në polici bashkëshortja ka deklaruar se një person u ka dalë para me kallashnikov dhe ka qëlluar ne drejtim të tyre.
Bashkeshortja nuk ka arritur ta identifikoje se kush ka qenë autori per shkak të errësirës.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Rezulton se Çelaj ka qënë për disa vite pjesë e rradhëve të policisë së Shtetit.
Çelaj, prej disa vitesh jetonte në Angli, ku së fundi ishte kthyer në Shqipëri duke punuar në restorantet e Malësisësë Madhe.
Prezenca e tij në Shkodër dhe Malësinë e Madhe, nuk ka kaluar pa u vënë re dhe nga kundërshtarët e tij, të cilët mesnatën e djeshme kanë organizuar atentatin, duke e ekzekutuar me 6 plumba kallashnikovi. Sokol Çelaj është vrarë në sy të gruas së tij, ndërsa vetë bashkëshortja fatmirësisht nuk ka marrë asnjë plumb, informon Ora News.
