Mandati i tretë, Edi Rama mbledh sot deputetët e rinj dhe të vjetër, ja çfarë do të diskutohet

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 19:00 grupin e vjetër parlamentar dhe grupin e ri të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Në fokus do të jetë bilanci u qeverisjes së kaluar dhe objektivat e qeverisë së re në mandatin e tretë.

Po ashtu Rama ka bërë me dije se do të shpallë qeverinë e re javën e ardhshme, sipas kreut të qeverisë jo të gjithë do të vazhdojnë të jenë pjesë e kabinetit të ardhshëm por ata duhet të bëjnë punën tyre deri në minutën e fundit pa lënë asnjë ditë të shkojë kot. Ndërkohë ka konfirmuar vetë largimin nga kabineti zëvendëskryeministri Erion Braçe.