Automatik dhe armë gjahu pa leje, në pranga lezhjani

Goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak në Lezhë.

Gjatë finalizimit të operacionit policor i koduar “Kallmeti” u sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, një armë gjahu dhe municion luftarak.

Në pranga ra poseduesi i tyre Mark Lleshi, banues në fshatin Kallmet, Lezhë.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri automatik me 2 krehra, 1 armë gjahu dhe municion luftarak" njoftoi policia. 

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe "Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

Automatik dhe armë gjahu pa leje, në pranga lezhjani