Tragjedia në rrugë, momenti kur nxirret nga gremina furgoni ku humbën jetën 5 persona
Ky është momenti kur furgoni i linjës Sarandë- Tiranë, ku humbën jetën 5 persona, nxirret nga gremina.
Tërheqja e mjetit u bë e mundur vetëm në mesnatë, disa orë pas aksidentit.
Nxjerrja e furgonit kërkoi mjete të posaçme pasi terreni ku ra ishte tepër i vështirë.
Ekspertiza teknike do të jetë ajo që do të vlerësojë forcën e goditjes që shtyu mjetin poshtë urës.
Policia firmosi sot urdhërndalimin për 22 vjeçaren italiane që ishte shofere e fuoristradës të përfshirë në aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e djeshme në Qafën e Muzinës.
Ndaj saj është ngritur akuza për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Vajzat italiane kanë deklaruar në polici se furgoni e mori kthesën gjerë dhe shoferja e fuoristrades frenoi për të shmangur përplasjen, ndërsa makina rrëshqiti nga lagështia
Pesë persona humbën jetën në aksidentin që ndodhi ne aksin Sarandë Gjirokastër pasditen e 26 gushtit 2021 ndërsa 4 persona mbetën të plagosur.
Viktimat e aksidentit
1- Bardhyl Proda 51 vjeç banues në Sarandë – Shoferi
2- Fiqiri Korça, 77 vjeç, banues në Tiranë - pasagjer furgoni
3- Dritë Korça, 72 vjeçe, banuese në Tiranë, pasagjer furgoni
4- Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe, banuese në Ukrainë pasagjer furgoni
5- Olesandr Fediaieva , 53 vjeç, banues në Ukrainë pasagjer furgoni
Emrat e të plagosurve
1- Greta Daberdini, 25 vjeçe banuese në Fier
2- Rexhina Çelhaga, 22 vjeç, drejtuese Land Rover
3- Ana Koskovila, 23 vjeçe banuese në Itali (pasagjere në Land Rover
4- Giulia Parimi, 22 vjeçe, banuese në Itali (pasagjere në Land Rover)
