Bëhen copë makinat në aksin Korçë-Pogradec, dy të lënduar
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 27 Gusht 2021, 10:30
Një aksident rrugor u regjistrua aksin kombëtar Korçë-Pogradec paraditen e sotme, në afërsi të fshatit Zërvaskë.
Dy automjete janë përplasur mes tyre dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë dërguar në Urgjencë për mjekim.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Ndërkohë aksidenti ka shkaktuar trafik të automjeteve për disa minuta në këtë aks kombëtar.







