Ikën Mark Marku, çfarë po ndodh në PD?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2021, 12:42
Mark Marku njoftoi sot se nuk do të marrë mandatin e deputetin dhe nuk do të marrë pjesë as në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së që do ta mbahet të hënën.
Mbledhja e këshillit kombëtar do të zgjedhë organet e reja të PD duke përfshirë sekretariatet dhe kryesinë e re qe votëbesohet nga anëtarët e Këshillit Kombëtar.
Në një shkrim në gazetën "Panorama" ai shprehet se ky veprim duhet të shihet si sinjal alarmi për atë çfarë po ndodh në selinë blu, por dhe në legjitimitetin e qeverisë së re, se në PD nuk ka diskutim për humbjen, analizë për zgjedhjet ose strategji për fitoren
Gazetari i RTV Ora Everest Dedaj bën një raportim nga selia e PD-se.