"PD e ka mbyllur misionin", Manjani: Po PS? Jugosllavët na sollën partinë për të kontrolluar Shqipërinë…
Duke komentuar zhvillimit brenda kampit blu dhe lajmit më të fundit për lënien e mandatit të deputetit nga Mark Marku, juristi dhe politikani Ylli Manjani thotë se teza politike se PD që u themelua në 1990 e ka mbyllur misionin ngre pikëpyetje e madhe mbi PS.
"Nuk e di a kemi më ç’të mësojmë, që nga 1941, ku Jugosllavët na sollën partinë për të kontrolluar Shqipërinë. Edhe sot ashtu vijon…" thotë Manjani.
"PD që u themelua në 1990, e ka mbyllur misionin.-Thotë një tezë politike që artikulohet në publik.Dmth, PS që u themelua në 1941 nuk e ka përfunduar ende misionin.Të puthsha mendjen!Hajt më, sa të rrojmë do dëgjojmë.Nuk e di a kemi më ç’të mësojmë, që nga 1941, ku Jugosllavët na sollën partinë për të kontrolluar Shqipërinë. Edhe sot ashtu vijon…Po sjell në vemendje thjesht me tezën, jo detyrimisht artikuluesit e saj, që në shumicë janë të mllefosur me Berishën ose Bashën".
Mark Marku njoftoi sot se nuk do të marrë mandatin e deputetin dhe nuk do të marrë pjesë as në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së që do ta mbahet të hënën.
Mbledhja e këshillit kombëtar do të zgjedhë organet e reja të PD duke përfshirë sekretariatet dhe kryesinë e re qe votëbesohet nga anëtarët e Këshillit Kombëtar.
Në një shkrim në gazetën "Panorama" ai shprehet se ky veprim duhet të shihet si sinjal alarmi për atë çfarë po ndodh në selinë blu, por dhe në legjitimitetin e qeverisë së re, se në PD nuk ka diskutim për humbjen, analizë për zgjedhjet ose strategji për fitoren.
