Sokol Çelaj, viktima e atentatit në Malësi të Madhe. Gruaja tregon se autori i doli para dhe i qëlloi me kallashnikov
Ekzekutohet me armë zjarri në Malësi të Madhe 58 vjeçari Sokol Çelaj.
Atentati i është bërë teksa ka qenë duke lëvizur me makinën e tij, bashkë me bashkëshorten.
Autori i ka dalë para makinës, dhe ka qëlluar 5-6 here me zjarri kallashnikov në drejtim te mjetit tip Benz fuoristrade me targa angleze.
Sokol Çela, nga Reçi i Malësisë së Madhe, po udhetonte me mjetin e tij ne drejtim te baneses rreth 50 m larg vendit ku ka ndodhur ngjarja.
Së bashku me viktimën në makinë ishte edhe bashkeshortja e tij e cila fatmirësisht u ka shpetuar plumbave. Në dëshmine e saj në polici bashkëshortja ka deklaruar se një person u ka dalë para me kallashnikov dhe ka qëlluar ne drejtim të tyre.
Bashkeshortja nuk ka arritur ta identifikoje se kush ka qenë autori per shkak të errësirës.
Pasi është transportuar në spitalin e Shkodrës Sokol Çelaj ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë rezulton se viktima ka kryer një vrasje para viteve '90, ngjarje që asokohe u cilësua si e ndodhur nga pakujdesia. Nuk dihet ende nëse ekzekutimi i Çelaj ka lidhje me këtë ngjarje.
Viktima për disa vite ka qenë emigrant në Angli ndërkohë që prej 3 vitesh ështe kthyer në vendlindje dhe ka punuar në disa prej restoranteve në zonën e Malësise se Madhe.
