Firmoset urdhëndalimi për 22 vjeçaren shofere të Land Roverit, versioni i vajzave për aksidentin tragjik në Qafën e Muzinës

Policia e Gjirokastrës arrestoi 22-vjeçaren Rexhina Çelhaka, drejtuesen e fuoristradës, që u përfshi në aksidentin tragjik me 5 viktima në Qafën e Muzinës pasditen e 26 gushtit 2021.

E reja, sipas policisë, u përplas në aksin rrugor Muzinë-Jorgucat, është përplasur me një furgon me drejtues Bardhi Prodo, 51 vjeç.

Për pasojë mjeti i transportit të pasagjerëve përfundoi në një greminë.

Viktima mbetën shoferi i furgonit Bardhyl Proda, burrë e grua Fiqiri Korçari 77 vjeç dhe Drita Korçari 72 vjeçe, si dhe dy ukrainas Tetiana Fediaieva 48 vjeçe dhe Olesandr Fediaieva 53 vjeç.

E mbijetuara e vetme mes pasagjerëve të furgonit ishte 25-vjecarja, Greta Daberdini, e cila i shpëtoi mrekullisht përplasjes dhe deformimit që pësoi furgoni.

Ajo mori ndihmë mjekësore në Spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lëndime morën edhe dy shtetaset italiane Ana Koskovila, 23 vjeçe dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, banuese në Itali, të cilat ishin pasagjere në fuoristradë.

Në dëshminë e parë, për rrethanat e aksidentit, ato mësohet se kanë shfajësuar shoqen shqiptare.

Vajzat italiane citohen të kenë deklaruar se ishte drejtuesi i furgonit që e mori kthesën gjërë dhe se shoqja e tyre që po drejtonte fuoristradën frenoi për të shmangur përplasjen. Por makina rrëshqiti nga lagështia.

Shoferja 22-vjeçare e fuoristradës dyshohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, megjithatë ekspertët ende nuk i kanë mbyllur hetimet për tragjedinë me 5 viktima në rrugë.

Viktimat e aksidentit

1- Bardhyl Proda  51 vjeç  banues në Sarandë – Shoferi

2- Fiqiri Korça, 77 vjeç, banues në Tiranë  - pasagjer furgoni

3- Dritë Korça, 72 vjeçe, banuese në Tiranë,  pasagjer furgoni

4- Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe, banuese në Ukrainë pasagjer furgoni

5- Olesandr Fediaieva , 53 vjeç, banues në Ukrainë pasagjer furgoni

Emrat e të plagosurve


1- Greta Daberdini, 25 vjeçe banuese në Fier

2- Rexhina Çelhaga, 22 vjeç, drejtuese Land Rover

3- Ana Koskovila, 23 vjeçe banuese në Itali (pasagjere në Land Rover

4- Giulia Parimi, 22 vjeçe, banuese në Itali (pasagjere në Land Rover)