Lamtumirë Juve, Ronaldo ikën nga Continassa e nuk stërvitet. Man. City është një hap larg

Edhe dyshimet e fundit janë larguar nga Cristiano Ronaldo. Portugezi do të veshë fanellën e Man. City pa asnjë diskutim dhe është vetëm çështje orësh ndërsa me Juventusin gjithçka është e mbyllur mes lojtarit dhe klubit.

Man. City ishte i vetmi klub që ka treguar interes konkret që vjen pas dështimit të blerjes së Harry Kane ndërsa PSG asnjëherë nuk ka patur bisedime konkrete, shkruan Ora News.

Sot Cristiano Ronaldo pritej të stërvitej por në fakt ka bëri hapin e radhës drejt “Divorcit” duke mos u paraqitur në stërvitje edhe pse në fillim erdhi në “Continassa”  dhe më pas u largua. Portugezi ka zbrazur dollapin e tij në dhomat e zhveshjes dhe pret vetëm sinjalin e duhur nga agjenti Jorge Mendes për t’u nisur drejt Anglisë.

E vetmja pengesë që po vonon transferimin është fakti që Juventusi nuk pranon ta lërë të lirë falas dhe pretendon të paktën 25 mln Euro ndërsa City po shtyn që lojtari të vijë me parameter zero, pothuajse si Messi te PSG.