Armando Broja shpërthen me 2 gola në debutim me Southampton

65 minuta lojë dhe dy gola që në ndeshjen e parë me Southampton. Debutim më të mirë se ky nuk ka për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi i cili këtë vit do të tregojë veten në futbollin elitar të Anglisë.

Sulmuesi shqiptar u zgjodh nga trajneri Hasenhuttl titullar në Kupën e Ligës ndaj Newport dhe Broja nuk e zhgenjeu teksa pas vetëm 9 minuta lojë gjeti golin me një gjuajtje me të djathtën.

Goli i 19-vjeçarit shqiptar i hapi rrugë goleadës së skuadrës së tij që shënoi edhe 4 herë derisa në pjesën e dytë sërish bomber kuqezi realizoi dopietë në minutën e 57’, raporton Ora News.

Kujtojmë që Broja është në pronësi të Chelseat me të cilët firmosi në verë rinovimin dhe klubi vendosi ta huazonte te Southampton për të luajtur me vazhdimësi.