Spanja sërish pa lojtarë të Real Madrid. Ja lista për ndeshjen me Kosovën në Shtator

Luis Enrique ka shpallur listën me 24 lojtarë për ndeshjet eliminatore të Botërorit 2022 që do të luhen në Shtator.

Do të jenë tre sfida për “La Rojan” që do të përcaktojnë shumë fatin për kreun e Grupit B ku ndodhen edhe Suedia, Greqia, Gjeorgjia dhe Kosova.

Ajo që bie në sy në listën e shpallur nga trajneri Luis Enrique është se nuk ka sërish lojtarë nga Real Madrid. I vetmi që mund të thirrej ishte Carvajal por ky i fundit nuk ka arritur formën optimale dhe është kursyer këto ndeshje shkruan Ora News. Ndërkohë që lojtarë si Odriozola, Isco apo Asensio nuk shihen më si lojtarë të kombëtares nga trajneri spanjoll.

Kjo është lista e plotë e Spanjës:

Portierë: Unai Simón, David De Gea e Robert Sánchez

Mbrojtës: Gayá, Jordi Alba, Laporte, Íñigo Martínez, Eric García, Albiol, Azpilicueta e Marcos Llorente.

Mesfushorë: Rodri, Busquets, Koke, Carlos Soler, Mikel Merino, Brais Méndez e Abel Ruiz.

Sulmues: Morata, Gerard Moreno, Ferran Torres, Adama Traoré, Pablo Sarabia dhe Fornals.

Spanja sërish pa lojtarë të Real Madrid. Ja lista për

Më 2 Shtator Spanja do të luajë ndaj Suedisë në Solna, në një përballje për kreun pasi iberikët kryesojnë me 7 pikë dhe nordikët me 6 pikë e ndjekin teksa më 5 Shtator në “Badajoz” ndaj Gjeorgjisë dhe më 8 Shtator ndaj Kosovës.