Guardiola nuk rinovon dhe konfirmon largimin nga Man. City. Zbulon edhe të ardhmen
Pep Guardiolën nuk do ta shikojmë edhe gjatë në krye të Man. Cityt. Trajneri spanjoll ka konfirmuar në një intervistë të fundit se pas 7 sezonesh do të largohet nga klubi anglez për të marrë një pushim ose një aventurë tjetër, ndryshe nga ato që ka patur.
Guardiola foli së fundmi për gazetën braziliane “Globo” ku ka pranuar se pas përfundimit të kontratës me kampionët në fuqi të Anglisë në 2023 do të largohet nga drejtimi i skuadrës.
Trajneri spanjoll madje ka rrëfyer edhe se çfarë do të bëjë pas përfundimit të kontratës me Man. City, shkruan Ora News.
“Duhet të bëj një pushim pas shtatë vjetësh (nga Manchester City), më duhet të ndalem dhe të shoh, të mësoj nga trajnerët e tjerë dhe ndoshta të marr atë rrugë [të drejtojë një ekip kombëtar]. Unë do të doja të stërvisja një skuadër në një Kampionat Europian, në një Copa America, ose një Kupë Bote”, ishte deklarata e spanjollit i cili jep një mesazh të qartë.
Pas sezonit 2022-2023, Guardiolën nuk do ta shikojmë më në një klub europian por me shumë mundësi do të pushojë e më pas do të ndërmarrë hapin tjetër, në një kombëtare, Spanjën apo dike tjetër, ndoshta Anglinë…ndoshta edhe Brazilin!.
