Plas edhe "bomba" Ronaldo. Portugezi ka kërkuar menjëherë largimin nga Juve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Gusht 2021, 23:29
Në Spanjë po presin Kylian Mbappe ndërsa në Angli tashmë po bëhen gati për Cristiano Ronaldon.
Sulmuesi portugez ka kërkuar hapur largimin nga Juventusi dhe ua ka bërë të qartë drejtuesve se do të luajë me Man. City sezonin tjetër, shkruan Ora News.
Siç mësohet, portugezi pret që Juventusi ta shesë e nga ana tjetër e ka gjetur akordin me Man. City për 31 mln euro në vit për dy sezonet e ardhshme.
Duke qenë se e quan veten të larguar, Cristiano Ronaldo nuk do të jetë në listë për ndeshjen me Empolin dhe ajo me Udinesen ka qenë dhe paraqitja e fundit me Juventusin.
Tashme pritet vetëm oferta zyrtare nga Man. City dhe për 28-30 mln Euro në tryezë, Ronaldo quhet i larguar nga bardhezinjtë.
