Flamurtari jep sinjale të ringritjes, afron 4 lojtarë me eksperiencë

Flamurtari ka arritur fundin në aspektin sportive teksa këtë vit do të luajë në Kategorinë e Dytë ndërsa dje Bashkia e Vlorës i besoi administrimin e klubit edhe për 2 vite të tjera Sinan Idrizit. Pavarësisht një menaxhimi që lë për të dëshiruar në këto vite, Idrizi ka shpenzuar shumë këto vite për ekipin vlonjat dhe sërish sot ka dhënë sinjale për ta rikthyer ekipin aty ku i takon, shkruan Ora News.

Kështu, Flamurtari bëri të ditur se ka rikthyer në skuadër tre lojtarë shumë të vlefshëm dhe me shumë eksperiencë si Ditmar Bicaj, Olsi Gocaj dhe Lejdi Licaj e ndërkohë që ka rinovuar edhe kapiteni Andi RIbaj.

Flamurtari jep sinjale të ringritjes, afron 4 lojtarë me
Flamurtari jep sinjale të ringritjes, afron 4 lojtarë me

Me lojtarë të tillë, Flamurtari e njëkohësisht edhe me një menaxhim të mirë, mund të kthehet vitin tjetër në Kategorinë e Parë e pse jo më pas edhe në Superiore ku në fakt e ka vendin si një klub elitar i futbollit shqiptar.

Flamurtari jep sinjale të ringritjes, afron 4 lojtarë me