Benjamin Mendy akuzohet për përdhunim nga policia, Man. City e pezullon
Mbrojtësi francez, Benjamin Mendy ka përfunduar në prangat e policisë britanike dhe mbi të tashmë rëndojnë akuza të rënda.
Lajmi ka tronditur futbollin anglez dhe atë francez teksa lojtari është akuzuar për përdhunim nga policia ku janë të paktën 4 akuza nga tre vajza të moshës mbi 16 vjeç.
Nesër pritet që Mendy të dalë para gjykatës për t’u njohur formalisht me masën paraprake dhe nuk përjashtohet të lihet I lire e më pas të hetohet dhe të caktohet data e gjyqit për akuzat ndaj tij.
Me t’u bërë publik lajmi, Manchester City-t ka reaguar përmes një komunikatë zyrtare, ku njofton se ka pezulluar pa afat mbrojtësin pa dhënë detaje të mëtejshme.
Ora News shkruan se rastet e denoncuara ndaj Mendy kanë ndodhur mes tetorit të 2020-ës dhe gushtit të 2021-shit ndaj dhe u kërkua arrestimi i mbrojtësit 27-vjeçar.
